Çmimi i Madh i Hungarisë mbylli pjesën e parë të sezonit në Formula 1.
Pilotët dhe skuadrat kanë rreth 1 muaj pushim përpara se të kthehen sërish në pistë në 27 gusht në Çmimin e Madh të Belgjikës.
Lewis Hamilton u shfaq i lehtësuar për këto pushime që sipas tij erdhën në momentin e duhur.
“Përfundimisht mund të them se jam i kënaqur që erdhën pushimet, ishte momenti i duhur, tha piloti britanik i Mercedes- ka qenë një periudhë e vështirë në aspektin fizik, psikologjik dhe emocional për të gjithë në skuadër.
“Deri tani kemi përjetuar një sezon aspak të lehtë dhe mendoj se këto pushime do t’u bëjnë mirë të gjithëve për të rifituar energjitë”.
Lewis Hamilton, që përpara garës së Hungarisë e kishte çuar në vetëm 1 pikë diferencën me kryesuesin e Botërorit, Sebastian Vettel, pas përfundimit të saj e pa veten sërish të distancuar nga gjermani i Ferrarit i cili me fitoren në Hungaroring e çoi diferencën e pikëve me të në 14.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...