Çmimi i Madh në Azerbajxhan është gara e tetë këtë vit që u shty ose u pezullua në Formula 1 për shkak të përhapjes të koronavirusit
Formula 1 të hënën konfirmoi shtyrjen e garës për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit pasi koronavirusi vazhdon të përhapet në gjithë botën.
“Çmimi i Madh në Azerbajxhan u bë gara e fundit e sezonit 2020 që do të shtyhet, njoftuan organizatorët”, tha Formula 1 në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
“Zyrtarët nga Pista e Bakus thanë të hënën se ‘Shtyrja erdhi pas dakordimit të diskutimeve të gjata me Formula 1, me FIA-n (Federata Ndërkombëtare Automobilistike) dhe Qeverinë e Republikës së Azerbajxhanit'”, theksohet më tej.
Pas Australisë, Bahreinit, Vietnamit, Kinës, Holandës, Spanjës dhe Monakos, gara për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit u bë gara e tetë e vitit 2020 që do të shtyhet ose anulohet për shkak të shqetësimeve për shpërthimin e koronavirusit.
Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, është përhapur në të paktën 167 vende dhe rajone në të gjithë globin,
Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me bazë në SHBA, numri global i të vdekurve aktualisht është mbi 15.300, ndërsa ai i rasteve të konfirmuara mbi 350.000.
Në përgjithësi, mbi 100.000 njerëz të diagnostikuar me COVID-19 janë shëruar nga sëmundja.
Italia, Kina, Spanja dhe Irani vazhdojnë të jenë vendet më të prekura./AA
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...