Humbja në “Anfield Road” ndaj Fulhamit dëshmoi edhe një herë që Liverpooli po kalon nëpër një formë të dobët, teksa tani është vënë në dyshim edhe arritja e Champions Leagues këtë edicion.
“Reds” kanë humbur 6 nga 7 ndeshjet e fundit në Premierligë, ndërsa kanë “harruar” se çka është të fitohet në shtëpi.
Me këtë statistikë, Liverpool është ndër skuadrat më të dobëta në Evropë në 7 ndeshjet e fundit.
Skuadrat që kanë humbur 6 nga 7 ndeshjet e fundit në top 5 ligat më të forta evropiane janë: Liverpool, Bordeaux, Crotone dhe Dijon.
Aktualisht, Liverpool është në vendin e tetë me 43 pikë, shtatë më pak se zona që dërgon në Champions League edicionin e ardhshëm.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...