Sergio Aguero është ylli i fundit që po lidhet me një kalim te klubi i David Beckhamit në Amerikë, Inter Miami. SunSport ka raportuar se klubi i ri nga Major League Soccer tashmë ka kontaktuar me sulmuesin e Manchester Cityt.
Beckham së bashku me trajnerin Diego Alonso duan ta joshin 31-vjeçarin drejt Amerikës për sezonin e tyre debutues në MLS.
Inter Miami pritet ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër ish-klubit të Beckham, LA Galaxy, më 14 mars, mirëpo disa fotografi të publikuara më 8 janar, kanë treguar se stadiumi në Fort Lauderdale është akoma duke u ndërtuar.
Luis Suarez (Barcelona) është një tjetër emër me të cilin lidhet klubi amerikan, ndërsa në listë është edhe anësori i Celticut, Lewis Morgan.
Në verën e kaluar, klubi ka nënshkruar me dy argjentinasit 19 vjeçarë, Matias Pellegrini dhe Julian Carranza. Ndërsa mesfushori i Barcës, Sergio Busquets, është tunduar nga ideja për të luajtur në Amerikë.
Kapiteni Roman Torres pritet të luajë në qendër të mbrojtjes së bashku me Ben Sweat dhe Grant Lillard, derisa Hector Moreno mund ‘ta okupoje’ krahun e majtë të mbrojtjes, pasi është raportuar se është në bisedime të avancuara me klubin nga Miami. /Telegrafi/
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...