Google ADS

Formacioni më i mirë i ndeshjeve gjysmëfinale

10:59 | 12 Korrik 2018
Arbresh.info

Mediumi i njohur Bleacher Report ka përpiluar formacionin më të mirë të dy ndeshjeve gjysmëfinale në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

E marta dhe e mërkura kanë dhuruar dy super ndeshje gjysmëfinale në Kampionatin Botëror, duke zbuluar edhe dy finalistët.

Të martën mbrëma u zhvillua takimi në mes të Francës dhe Belgjikës, ku fitore shënuan francezët me rezultat minimal 1-0, me golin me kokë të të mbrojtësit Samuel Umtiti.

Në anën tjetër, të mërkurën u zhvillua gjithashtu një ndeshje dramatike në mes të Anglisë dhe Kroacisë, e cila shkoi në vazhdime dhe në fund fituan kroatët me rezultat 2-1 duke u bërë finalisti i dytë i Botërorit.

Por, është mediumi Bleacher Report që tregon se kush ishin lojtarët më të mirë të dy ndeshjeve gjysmëfinale.

Sipas këtij mediumi, është Franca ekipi që dominon pasi ka plot shtatë lojtarë në formacionin e zgjedhur për më të mirët.

Në vendin e dytë gjendet finalisti tjetër, Kroacia me tre futbollistë, ndërsa Belgjika përfaqësohet me vetëm një.

Formacioni sipas B/R: Courtois; Vrsaljko, Varane, Umtiti, Hernandez; Pogba, Kante, Matuidi; Mbappe, Mandzukic, Perisic. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme