Google ADS

Formacioni i sezonit në Conference League

16:50 | 30 Maj 2024
D.H

Conference League e mbylli perden për këtë edicion me finalen e mbrëmshme në mes Olympiacosit dhe Fiorentinës.

Ekipi grek arriti të shpallet kampion me rezultatin 1:0, ku fituesi u përcaktua në fundin e vazhdimeve.

E tash, faqja e njohur e statistikave, Sofa Score, ka publikuar formacionin e sezonit në Conference League.

Në 11-shen më të mirë bëjnë pjesë lojtarë të skuadrave të ndryshme, përfshi këtu ndoshta lojtarin më të mirë të këtij sezoni, El Kaabi me notën 7.5.

Në këtë formacion, portieri më i mirë është futur Emiliano Martinez i Aston Villas edhe pse skuadra e tij u eliminua në gjysmëfinale pikërisht nga grekët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme