Formacioni i Real Madridit me transferimet e dështuara të dekadës së fundit

18:38 | 22 Mars 2020
Arbresh Info

Real Madrid ka qenë një ndër klubet më të suksesshme në Evropë për dekadën e fundit, por gjithmonë nuk kanë pasur fat në merkato.

“Mbretërit” kanë transferuar lojtarë të fuqishëm në “Santiago Bernabeu”, por disa nga ta nuk kanë gjetur formën e duhur, transmeton portali arbresh.info.

Ky është formacioni i Real Madrid me lojtarët që asnjëherë nuk kanë mundur ta tregojnë kualitetin në “Santiago Bernabeu”.

Kliko Casilla – Spanjolli u transferua te Reali në vitin 2015 dhe kaloi tri vite aty duke bërë disa paraqitje, por asnjëherë nuk ka zbuluar formën e duhur.

Danilo – Reali pagoi 31.5 milionë euro për të nënshkruar me të në vitin 2015, por Danilo asnjëherë nuk arriti të mposhtë Dani Carvajal për të hyrë në formacionin e parë.

Jonathan Woodgate – Priti një vit të plotë për të bërë debutimin pas lëndimeve të shumta dhe asnjëherë nuk arriti të hyjë në formacionin e parë.

Në ndeshjen e parë shënoi autogol dhe mori karton të kuq dhe cilësohet si transferimi më i dështuar te “Mbretërit” në dekadën e fundit.

Walter Samuel – Shumica e kanë harruar sezonin e dobët te argjentinasit te Reali, për shkak të suksesit në Itali.

Reali pagoi 25 milionë euro për ta transferuar nga Roma, por pas një viti u rikthye në Itali.

Theo Hernandez – Pritej të ishte zëvendësimi i Marcelos, por nuk ia arriti.

Në formacionin e parë bëri 13 paraqitje me pas u huazua te Real Sociedad, ndërsa vitin e kaluar u shit te AC Milan.

Asier Illarramendi – Mesfushori iu bashkua Realit për 32 milionë euro, por nën urdhrat e Carlo Ancelottit humbi vendin në formacionin e parë.

Nuri Sahin – Reali pagoi 10 milionë euro për Sahin në vitin 2011, por lojtari dështoi nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe u huazua te disa skuadra ndërsa pas tri viteve u rikthye te Dortmund.

Julien Faubert – U huazua te Reali në vitin 2008 nga West Ham për 1.5 milionë euro dhe bëri vetëm dy paraqitje, andaj klubi spanjoll nuk e aktivizoi klauzolën e blerjes.

Javier Saviola – Edhe pse u transferua si lojtar i lirë nga Barcelona te Real Madrid nuk arriti të jetë lojtari i duhur.

Gjatë dy sezoneve te “Galaktikët” shumicën e ndeshjeve hyri nga stoli dhe në vitin 2009 u transferua te Benfica.

Royston Drethe – Reali fitoi garën për ta transferuar sulmuesin nga Feyenoord duke paguar 14 milionë euro.

Mirëpo, nuk ia doli të gjejë formën e duhur dhe tani është 32 vjeç dhe luan në ligën e tretë holandeze.

Antonio Cassano – Tjetër lojtar që ka pasur probleme në fushë është Cassano që pas një sezoni u huazua te Sampdoria./arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme