Formacioni i mundshëm i Shqipërisë përballë Turqisë

12:58 | 11 Tetor 2019
A. B.

Kombëtarja e Shqipërisë përballet me Turqinë në ndeshjet më të rëndësishme të Grupit H.

Trajneri Edy Reja pritet t’i qëndrojë besnik formacionit 3-5-2, ku do të ketë disa ndryshime.

Në portë do të jetë portieri i Lazios, Thomas Strakosha, ndërsa tre mbrojtësit do të jenë Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Frederik Veseli.

Në vend të Elseid Hysajt pritet të jetë njëri mes Amir Abrashit dhe Odise Roshit, ndërsa në krahun e majtë është Ermir Lenjani.

Kedi Bare, Jurgen Gjasula dhe Ledian Memushaj do të jenë tre mesfushorët qendrorë në këtë takim.

Ndërkohë reparti i sulmit do t’i besohet dyshes Rey Manaj e Sokol Cikalleshi. /telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme