Kosova do të jetë nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit kualifikuese për kampionatin evropian Euro 2020.
Djelmoshat e përzgjedhësit Bernard Challands do të përballen me Anglinë pa objektiv kualifikimin, pasi tanimë gjasat janë shuar.
Por tekniku zviceran ka bërë me dije se Kosova do të futet në fushë për të bërë lojë të bukur dhe për të fituar pasi është një ndeshje e rëndësishme.
E për këtë takim priten edhe disa ndryshime në formacionin startues, ku në portë pritet të jetë Aro Muric si gjithnjë.
Mbrojtja pritet të ketë ndryshime, pasi Vojvoda do të luaj i djathtë, ndërsa qendra mbetet e pa prekur me Rrahmanin e Alitin, derisa në krahun e majtë Paqarada pritet të aktivizohet në vend të Kolollit që nuk po kalon formë të mirë.
Idriz Voca dhe Besar Halimi janë në balotazh për një vend në mesfushë së bashku me Valon Berishen.
Florent Hadergjonaj do të luaj në krahun e djathtë, Bersant Celina në pozitën 10, ndërsa për të majtin ka balotazh mes Rashanit dhe Zhegrovës shkruan telegrafi.
Ndërkohë në qendër të sulmit për këtë takim pritet të aktivizohet Milot Rashica.
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...