Sonte (e mërkurë), Kosova është nikoqir i Lituanisë, miqësore që zhvillohet para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.
Kjo ndeshje më shumë është si test për të parë formën e Kombëtareve, saktësisht lojtarëve para kualifikimeve, shkruan lajmi.net.
Bernard Challandes dje në konferencë për media, konfirmoi se Amir Rrahmani do mungojë ndaj Lituanisë dhe me shumë gjasa edhe ndaj Suedisë, derisa është në pikëpyetje ndaj Spanjës.
Duke marrë parasysh mungesën e yllit të Napolit, Challandes pritet që mbrojtjen t’ia besojë dyshes Ibrahim Dresevic dhe Fidan Aliti, dy lojtarët që ishin në ‘zemrën’ e mbrojtjes edhe vitin e kaluar kur Rrahmani mungoi.
Sa i përket mesfushës, nga minuta e parë pritet të jenë Berisha, Kryeziu dhe Celina, derisa sulmi të jetë i formuar nga dy anësorët Zeneli dhe Rashica, kurse qendra nga Vedat Muriqi.
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Lituanisë:
Sistemi i lojës (4-2-3-1): Visar Bekaj; Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresevic, Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj; Valon Berisha, Hekuran Kryeziu, Bersant Celina; Milot Rashica, Arbër Zenelin; Vedat Muriqi.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...