Kosova luan sot ndeshjen vendimtare kundër Çekisë, në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.
Sfida që do të zhvillohet në ‘Doosan Arena’ do të jetë deçizive për skuadrën tonë, që kërkojnë tre pikët për të mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit.
Mirëpo lajme jo të mira ka pasur para fillimit të takimit, i cili luhet sot nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.
Sulmuesi në formë Vedat Muriqi do të mungojë në të dyja ndeshjet e këtij muaji, edhe atë ndaj Anglisë pas tre ditëve.
Mungesë tjetër e rëndësishme mbetet edhe ajo e Herolind Shalës, me mesfushorin që mund të kthehet në ‘Fadil Vokrri’ për takimin ndaj anglezëve.
Gjithsesi, selektori Bernard Challandes ka bërë të qartë se sistemi i tij 4-2-3-1 nuk do të ndryshojë, pavarësisht mungesave që do të jenë.
Por si do të paraqitet skuadra e teknikut zviceran sot ndaj Çekisë? Lajmi.net ua sjell versionin e mundshëm sesi do të luajnë ‘Dardanët’ në sfidën e sontme.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...