Përzgjedhësi aktual i Kosovës, Primoz Gliha nuk pritet të bëjë befasi në zgjedhjet e tij për formacionin titullarë në ndeshje kundër Greqisë.
Kosova të dielen mbyll faqën kualifikuese për Kupën e Botës “Katari 2022” pikërisht me ndeshjen kundër Greqisë.
Takimi i fundit i vlefshëm për Grupin B pritet të zhvillohet në Stadiumin Olimpik të Athinës me fillim nga ora 20:45.
Sikurse Kosova, ashtu edhe Greqia nuk kanë më gjasa për ndonjë kualifikim të mundshëm dhe do të luajnë pa presion.
Por, si pritet të rreshtohet Kosova e Primoz Gliha në këtë përballje?
“Telegrafi” mëson se trajneri slloven nuk pritet të bëjë shumë ndryshime nga takimi i fundit miqësor ndaj Jordanisë në Prishtinë.
Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, ndërsa mbrojtja do të formohet nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Betim Fazliji dhe Fidan Aliti.
Në mesfushë do të jenë Herolind Shala dhe Besart Halimi, ndërsa para tyre pritet të luajnë Edon Zhegrova, Valon Berisha dhe Milot Rashica.
Sulmuesi i vetëm dhe i përhershëm do të jetë Vedat Muriqi.
Formacioni i mundshëm ndaj Greqisë: Muric; Vojvoda; Rrahmani; Fazliji; Aliti; Halimi; Shala; Berisha; Zhegrova; Rashica dhe Muriqi./Arbresh.info
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...