Kosova do ta ketë përballjen më të vështirë deri më tani në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.
“Dardanët” do të jenë mysafirë të kombëtares angleze me fillim në ora 20:45, në stadiumin Southamptonit, i cili kapacitet prej 32505 ulësesh.
Bernard Challendes, trajneri i përfaqësueses sonë, pritet të bëjë dy ndryshime për takimin e pestë në rrugën drejt evropianit.
Në vend të Edon Zhegrovës, pritet të startojë talenti i Hannover 96, Florent Muslija, i cili debutoi në fitoren kundër Republikës Çeke me rezultat 2-1.
Gjithashtu edhe Valon Berisha do të jetë në formacionin startues para Elbasan Rashanit, i cili asistoi te goli i barazimit që e realizoi Vedat Muriqi.
Ndërkohë edhe Gareth Southgate pritet të fillojë me tri ndryshime në formacion, ku nga minuta e parë pritet të luajnë Trent Alexander-Arnold, Ben Chilwell dhe Jadon Sanchon kundër Kosovës.
Ndryshe, Anglia është lider i grupit A me nëntë pikë, përkatësisht ka një më tepër se Kosova e vendit të dytë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...