Google ADS

Formacioni i mundshëm i Juves me Van Dijk, Pogba e Ronaldo – nëse i transferon objektivat në verë

10:34 | 10 Shkurt 2020
Arbresh.info

Juventusi mund t’i japë fund pritjes së gjatë për ta fituar Ligën e Kampionëve, nëse arrin që të angazhojë lojtarë të rëndësishëm, në mesin e të cilëve edhe qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

SunSport ka raportuar se Zonja e Vjetër është duke përgatitur një ofertë në vlerë prej 150 milionë funte (178.5 milionë euro) për transferimin e holandezit në fund të sezonit.

Nëse Redsat e fitojnë Ligën Premier, 28-vjeçari do të jetë i hapur të kalojë në Serie A, pasi siç ka thënë dëshiron t’i plotësojë të gjitha ëndrrat.

Virgil van Dijk, Paul Pogba (Foto: Getty Images/Guliver)

Por, ai nuk është ylli i vetëm i madh që mund ta blejnë Bianconerët në verën e ardhshme. Kampioni italian do ta kërkojë edhe mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, i cili planifikon të largohet nga Old Traffordi.

Futbollisti francez iu bashkua Djajve të Kuq në vitin 2016 duke u larguar pikërisht nga Juve dhe asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u kthyer te klubi që e bëri të suksesshëm.

The Sun ka bërë një formacion të mundshëm se si mund të dukej skuadra e Maurizio Sarrit me lojtarët që i ka në dispozicion dhe me transferimet potenciale. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme