Chelsea është afër për ta transferuar sulmuesin e Ajax, Hakim Ziyech.
Trajneri i “Bluve”, Frank Lampard u mundua të transferojë Ziyech gjatë muajit të kaluar, por marrëveshja dështoi, transmeton portali arbresh.info.
Klubi holandez refuzoi të gjitha ofertat sepse dëshiron ta mbajë 26-vjeçarin në skuadër deri në fund të sezonit, ngase synojnë titullin.
Sipas raportimeve të shumta në ditët e ardhshme do të arrihet marrëveshja për transferimin e sulmuesit me prejardhje nga Moroko në “Stamford Bridge” në fund të sezonit për 38.7 milionë euro.
Ziyech këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me 13 asistime në kampionatin holandez, ndërsa ka shënuar edhe tri gola në Ligën e Kampionëve, garë nga e cila janë eliminuar.
Media angleze, Dailystar ka zbuluar se si do të jetë formacioni i Lampard me Ziyech në skuadër./arbresh.info.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...