Ballkani ka bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen kthyese ndaj Lincoln Red Imps dhe trajneri Ilir Daja ka idetë e qarta mbi rreshtimin dhe formacionin për këtë ndeshje.
Kampioni i Kosovës do të luajë sot (e enjte) ndeshje e dytë të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.
Pas fitores në ndeshjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 2-0, tani radha është për ndeshjen kthyese që do zhvillohet në “Victoria Stadium”.
Takimi i sotëm është paraparë të fillojë nga ora 18:00 dhe trajneri Ilir Daja ka vendosur tashmë për formacionin që do ta aplikojë për këtë ndeshjes.
Daja thuhet se ka vetëm një dilemë për formacionin titullar në mes të mesfushorit Vesel Limaj dhe sulmuesit Albin Berisha.
Megjithatë, Telegrafi mëson se garën e ka fituar Berisha, i cili do të luajë vet në maje të sulmit, ndërsa pas tij do të jetë Almir Kryeziu dhe Nazmi Gripshi e Meriton Korenica nga krahët.
Në qendër të mesfushës do të jenë kapiteni Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Armend Thaqi, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica dhe Lorenc Trashi.
Në portë është i padiskutueshëm Enea Koliqi.
Formacioni i mundshëm i Ballkanit: Koliqi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Kuc, Zyba; Korenica, Kryeziu, Gripshi; Berisha;
/Telegrafi/
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4