Formacioni i javës së 10-të në Premier League është përpiluar tashmë, me Manchester United të rikthyer te fitoret me tre lojtarë të tyre të përfshirë në 11-shen më të mirë të kësaj jave.
Cristiano Ronaldo, Edinson Cavani dhe Raphaël Varane janë treshja e “Djajve të Kuq” të përzgjedhur pasi shënuan fitore të rëndësishme me rezultat 3-0 si mysafir i Tottenham të shtunen, pas humbjes turpëruese në shtëpi nga Liverpool me rezultat 5-0 javën e kaluar.
Në këtë formacion është i përfshirë edhe ylli i ndeshjes Crystal Palace – Manchester City, Conor Gallagher, i cili momentalisht është i huazuar te Palace nga Chelsea.
Siç deklaroi edhe Garth Crooks për Gallagher në rubrikën e tij në BBC Sports: “Anglezi i ri po luan shkëlqyeshëm për momentin dhe ishte i jashtëzakonshëm ndaj City-t. Aktualisht i huazuar nga Chelsea, trajneri Patrick Vieira nuk e ka fshehur dëshirën për ta blerë mësfushorin nëse do të kishte para”.
Në anën tjetër, edhe dyshja e Arsenalit, Gabriel dhe Aaron Ramsdale janë të përfshirë, ndërsa Declan Rice pati tjetër paraqitje të shkëlqyeshme për West Ham teksa mposhtën Aston Villan me rezultat 4-1.
Ky formacion përmbyllet nga Guehi dhe Zaha të Crystal Palace dhe Mwepu i Brighton./Arbresh.info
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit