Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur formacionin e tij të ëndrrave dhe pastaj edhe ka zbuluar se ai mund të bëhet një trajner në rë ardhmen.
“Unë zgjedh njëmbëdhjetë më të mirët për fuqinë e tyre ose për afeksionin që ata japin. Ata që më dhanë diçka, ”tha ai për “Sportkeek.”
“Gianluigi Buffon është portieri, unë kam luajtur me të në Juventus. Ky ishte një ekip i veçantë. Kam kujtime të shkëlqyera. Unë isha i ri dhe të gjithë më trajtuan sikur po i trajtoj unë lojtarët të rinj në Milano tani. Ata kishin aq shumë për të më mësuar mua.”
“Maxwell është mbrojtësi i majtë, ai është një mik i imi. Pastaj Alessandro Nesta dhe Fabio Cannavaro në mbrojtjen qëndrore. Fabio ishte i çmendur, ai më merrte përreth Napolit me skuterin e tij. Isha i ri, nuk kisha përvojë. Ai dhe Lilian Thuram ishin të mrekullueshëm Do të doja të luaja me ta tani.”, vazhdoi Ibra.
“Maicon është mbrojtësi i djathtë, kur ai arriti në Inter ai nuk u konsiderua aq i fortë sa provoi të ishte.”, përcjell KosovaPress.
“Pastaj Pavel Nedved, numri një. Ai është ai që më përmirësoi më shumë se gjithë të tjerët. Kur e pashë e kuptova që ajo që po bëja nuk ishte e mjaftueshme. Ai gjithmonë po stërvitej, ai ishte një makinë.|
“Pastaj për mesfushën unë zgjedhe Patrick Viera dhe Xavi. Dy kampionë. ”
“Barcelona ishte një ekip kaq i fortë. Gjashtë muajt e parë ishin të mahnitshëm, por pastaj nuk u ndjeva mirë për shkak të trajnerit, ”tha Ibra.
“Sulmi është i lehtë: Mesfushori sulmues Zinedine] Zidane, fenomeni Ronaldo dhe Diego Maradona përpara. Ai është më i madhi i të gjitha kohërave, më i mirë se unë. Unë mund të jem trajner i kësaj skuadre, kush e di, mbase me të vërtetë mund të bëhem trajner një ditë ”, tha në fund shtatlarti nga Suedia.
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga ame...
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Derisa Rodri po e lufton FIFA-n, Jules Kounde po vendos reko...
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...