Sonte nis xhiroja e tretë e fazës në grupe të Ligës së Kampionëve për këtë edicion dhe ekipet janë duke u përgatitur.
Synimi është kualifikimi në raundin tjetër. Duke bërë një rishikim të statistikave dhe modeleve të secilit prej 32 klubeve pjesëmarrës në këtë raund, vërejmë se ka “yje”, të cilët kanë luajtur pak, ose aspak, në këtë Ligë Kampionësh. Lojtarë të mëdhenj që, për arsye të ndryshme, nuk llogariten nga trajnerët e tyre përkatës. Dhe meritojnë t’u kushtosh vëmendje, sepse top-formacioni që përftohet prej tyre është mjaft I fuqishëm…
PORTIER
Courtois: Në këtë kompeticion madhor për klubet europiane, Real Madridi paraqitet me dy portierë të spikatur. Megjithatë, Thibaut Courtois nuk ka luajtur ende në këtë edicion të Champions-it. Julen Lopetegui ka aktivizuar Keylor Navas deri më tani, me belgun që duhet të presë shansin e tij. Ai luajti në të gjitha garat, gjatë eksperiencës te Chelsea. Këtë sezon ka ndryshuar gjendja e tij. I grumbulluar për dy ndeshjet e para të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve, Courtois ka zero minuta aktivizim.
MBROJTJA
Danilo: Ai u lëndua në ndeshjen e fundit të kombëtareve, por realiteti është se braziliani nuk llogaritet në formacionin e Pep Guardiolës. Danilo nuk ka luajtur ende në Premier League (këtë sezon) dhe nuk ka pasr minuta në ndeshjen e vetme, që është ftuar për Champions (ndaj Hoffenheim).
Lovren: Finalist në Kupën e Botës në Rusi, kroati nuk ka shumë vazhdimësi këtë sezon me Liverpool. Në Ligën e Kampionëve është thirrur për të dyja ndeshjet e deritanishme, por nuk ka luajtur asnjë minutë. Van Dijk dhe Joe Gomez, janë qendërmbrojtësit titullarë të Jurgen Klopp.
Alberto Moreno: Me të ardhmen në ajër, Klopp nuk bazohet më tek ai. Anësori spanjoll ende nuk ka luajtur në këtë Ligë Kampionësh. I thirrur në dy ndeshjet e deritanishme, por me zero minuta aktivizim. Edhe në Premier League ka të njëjtin fat.
MESFUSHORË
Draxler: Mesfushori gjerman është ftuar për ndeshjet kundër Crvena Zvezda dhe Liverpool, por në total ka luajtur vetëm 18 minuta. Pak pjesëmarrje për një lojtar të klasit botëror.
Arturo Vidal: Problemi numër një në Barcelonë. Kileni nuk e pëlqen rolin si zëvendësues dhe po krijon më shumë se dhimbje koke për trajnerin Ernesto Valverde. Ai arriti në “Camp Nou” këtë verë, por, deri më tani, ka luajtur vetëm 8 minuta në dy ndeshjet e Champions-it.
Gelson: Një përforcim tjetër i verës së këtij viti, por nuk ka luajtur asnjë minutë me Atoletico Madrid në Champions. Trajneri Simeone nuk e llogarit fare Gelson. Ai nuk u aktivizua kundër Bryzhit dhe Monakos, i pa të dyja ndeshjet nga stoli.
Ashley Young: Ai është duke luajtur nën drejtimin e José Mourinhos në Premier League, por në Ligën e Kampionëve gjërat ndryshojnë. Anglezi nuk ka luajtur fare në Ligën e Kampionëve: as kundër Valencias dhe as kundër Young Boys.
SULMUES
Keita Baldé: Futbollisti i ri i Interit është një nga bastet e Seria A, por Spalletti dëshiron ta angazhojë hap pas hapi. Ai i ka dhënë përparësi në Seria A, por në Champions ka marrë pjesë vetëm në një ndeshje, 18 minuta lojë (kundër Tottenham). Kundër PSV, ai nuk luajti.
Mahrez: Manchester City ka paguar 68 milionë për të në verën e këtij viti, por në Ligën e Kampionëve nuk ka qenë me ndikim. Në dy ndeshjet e para të fazës në grupe, ai ka luajtur 29 minuta. Sigurisht, është lojtari që ka luajtur më së shumti në këtë formacion “të zhdukurish” nga Champions-i.
Kalinic: Situatë e ngjashme me atë të Gelson. Futbollisti kroat nuk ka pasur fare pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, deri më tani, pavarësisht se është thirrur nga Atletico Madrid. Trajneri Diego Simeone kërkon më shumë prej tij. Kalinic e ka zero kuotën e aktivizimit në garën maksimale kontinentale për klube, këtë edicion./Telesport/
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...