Google ADS

Formacionet zyrtare: Zvicra – Kosova

17:09 | 29 Mars 2022
KRG

Sot në ora 18:00, do të zhvillohet ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës,  vijnë nga një fitore të thellë ndaj Burkina Fasoso me rezultat 5-0.

Ndërsa Zvicra ka shënuar humbje kundër Anglisë me rezultat 2-1.

Selektori i “Dardanëve” ka vendosur t’i aktivizoj lojtarët më të mirë të kombëtares, ku në portë do të jetë Arijanet Muric, në mbrojte Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda, përcjell arbresh.info.

Ndërsa në mesfushë do të jenë Valon Berisha, Florjan Loshaj dhe Blendi Idrizi.

Kurse sulmi do të përbëhet nga Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Zymer Bytyqyi.

Në kombëtaren e Zvicrës, selektori Murat Yakin, do t’i ketë në formacionin startuse dy kosovarët, Xherdan Shaqiei dhe Granit Xhaka.

Zvicra: Kobel, Mbabu. Elvedi, Comert, Lotomba, Soë, Xhaka, Okafor, Shaqiri, Zuber, Gavranovic.

Kosova: Muric, Hadergjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Vojvoda, Idiriz, Loshaj, V. Berisha, Rashica, Muriqi, Bytyqi. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme