Google ADS

Formacionet zyrtare, Zvicër – Irlanda e Veriut

16:58 | 12 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Irlandës së Veriut kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për takimin e dytë.

Nikoqirët janë në epërsi pas fitores 0 me 1 në takimin e parë të “Play – Off” –it për kualifikim në Kupën e Botës “Russia 2018”.

Takimi fillon nga ora 18:00 në stadiumin e Baselit, St. Jakob – Park.

Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili do të luajnë në mesfushë, ndërsa Xherdan Shaqiri si sulmues anësor.

Në bankën rezervë janë edhe dy futbollistë tjerë me prejardhje shqiptare, Valon Behrami dhe Admir Mehmedi. /arbresh.info/

formacionet

 

Të ngjashme