Arsenali shpreson të mos ndodhë ndonjë befasi në udhëtimin te Vicarage Road kundër Watfordit.
“Topçinjtë” kanë shijuar dy herë disfatën qysh në ndeshjet e para të sezonit të ri, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, skuadra e trajneri Arsene Wenger shpreson për të arritur fitoren e pestë radhazi në takimin si mysafirë të pasdites të së shtunës.
Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi nuk është pjesë e formacionit startues për shkak të lëndimit në kofshë të këmbës gjatë detyrës me skuadrën kombëtare të Gjermanisë që do e mbajë jashtë fushës për gjashtë javë.
Nga ana tjetër, Granit Xhaka, i cili realizoi një gol gjatë ndeshjeve me Zvicrën javën e kaluar, synon të vazhdoj me këtë formë edhe ndaj skuadrës së Marco Silvas.
Ndeshja zhvillohet në kuadër të xhiros së tetë në Premierë Ligë duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/
Watford: Gomes; Kabasele, Mariappa, Britos; Femenía, Doucouré, Cleverley, Holebas; Pereyra; Gray, Richarlison.
Arsenal: Cech; Koscielny, Mertseacker, Monreal; Bellerín, Elneny, Xhaka, Kolašinac; Iwobi, Welbeck; Lacazette.