Çerekfinalet e Kampionatit Botëror “Rusia 2018” nisin pasditen e sotme (e premte) me përballjen mes Uruguait dhe Francës.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare për takimin e parë që zhvillohet në stadiumin Nizhny Novgorod, shkruan portali arbresh.info.
Finalisti i Kampionatit Evropian 2016, Franca ka mundësi për të arritur në gjysmëfinale për herë të parë që nga viti 2016. Pas dy fitoreve radhazi kundër Australisë (2 me 1) dhe Perus (1 me 2), francezët barazuan pa gola ndaj Danimarkës para se të eliminonin Argjentinën e Lionel Messit në xhiron e 1/8-së me rezultat 4 me 3.
Uruguai ka përfunduar në krye të Grupit A, ashtu si Franca te Grupi C, pas tri fitoreve radhazi pa pranuar asnjë gol të vetme. Ata eliminuan më pas Portugalinë me rezultat 2 me 1 në xhiron e 1/8-së falë dy golave nga Edinson Cavani.
Takimi mes dy skuadrave do të zhvillohet duke filluar nga ora 16:00./arbresh.info/
https://twitter.com/FIFAWorldCup/status/1015216964803973120
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...