Tottenham Hotspuri dhe PSV kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Dy gjigantët evropian kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Wembley në kuadër të xhiros së katërt të ndeshjeve në Grupin B në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Pas dy humbjeve radhazi në kuadër të fazave grupore, Tottenhami dhe PSV barazuan në takimin e parë mes tyre (2 me 2), rezultat që nuk iu përshtatej asnjërës për shkak se asnjëra prej tyre nuk do të jetë në gjendje për të vazhduar në raundin tjetër edhe nëse Interi dështon për të mposhtur në shtëpi Barcelonën.
Kjo është ndeshje e gjashtë për skuadrën angleze në Ligë të Kampionëve, por tashmë ekziston një ndjenjë që fati është në anën e skuadrës së Mauricio Pochettinos.
Për shkak të fillimit të tyre të tmerrshëm, klubi londinez nuk do të jetë në gjendje për të pësuar ndonjë goditje tjetër kundër PSV-së dhe mban ende shpresa nga ndeshjet e play-off’it në shkurt.
Përveç kësaj, ekziston edhe një statistikë që iu jep shpresa nikoqirëve pasi PSV nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje të vetme nga paraqitje e tyre e fundit në fazë të grupeve në sezonin 2016/17 (dy barazime, katër humbje).
Takimi mes tyre fillon nga ora 21:00./arbresh.info/
Formacioni i Tottenham Hotspur: Gazzaniga, Aurier, Alderweireld, Sanchez, Davies, Winks, Eriksen, Dele, Lucas, Son, Kane.
Formacioni i PSV: Zoet, Dumfries, Schwaab, Viergever, Angelino, Rosario, Hendrix, Pereiro, Bergwijn, De Jong, Lozano.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...