Tottenhami dhe Brightoni kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre këtë mbrëmje (e martë).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e linjës startuese për takimin mes tyre në stadiumin e ri “Tottenham Stadium” për ndeshjen në kuadër të xhiros së 33-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
“Spursët” i dhanë fund trilogjisë kundër Manchester Cityt duke u mposhtur të shtunën por pavarësisht formës së tyre të dobët në ligë së fundmi dhe mungesës së Harry Kanes, ata kanë qenë të suksesshëm duke gjetur portën.
Pas barazimit pa gola ndaj Wolves, Brightoni nga ana tjetër synon të marrë pikë edhe sonte ndaj skuadrës së Pochettinos që nuk duhet të gabojë në mënyrë për të vazhduar shpresat për përfundim në pozitat kualifikuese në Ligë të Kampionëve.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 20:45./arbresh.info/
Tottenham XI: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Wanyama, Eriksen, Dele, Son, Lucas, Llorente.
Brighton XI: Ryan, Montoya, Duffy, Dunk, Bernardo, Stephens, Bissouma, Gross, Jahanbakhsh, Andone, Locadia.