Formacionet zyrtare, Tottenham – Barcelona

19:56 | 3 Tetor 2018
Arbresh Info

Tottenham Hotspuri dhe Barcelona kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).

Të dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhetshen e tyre startuese për ndeshjen në kuadër të xhiros së dytë në grupin B në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Tottenhami ka fituar të gjitha ndeshjet në shtëpi në kuadër të grupit gjatë sezonit të kaluar dhe synojnë për ta përsëritur të njëjtën gjë duke siguruar edhe tri pikë ndaj Barcelonës që është pa fitore në tri ndeshjet e mëparshme.

Që nga fitorja e thellë (4-0) ndaj PSV-së, Barcelona nuk ka fituar asnjë ndeshje në La Liga dhe synon t’i rikthehet fitoreve sonte në Ligë të Kampionëve.

Ndeshja në Wembely fillon në ora 21:00./arbresh.info/

https://twitter.com/SpursOfficial/status/1047544630911201280

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1047545140276092934

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme