Torino dhe Juventusi kanë publikuar formacionet zyrtare për derbin më të vjetër italian që zhvillohet mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për ndeshjen e njohur si “Derby Della Mole” që zhvilluar në stadiumin Olimpico di Torino në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
“Zonja e Vjetër” ka dominuar në vitet e fundit duke fituar 17 nga 20 përballjet mes tyre (17 fitore, dy barazime dhe një humbje).
Çuditërisht, nikoqirët e këtij takimi qëndrojnë në pozitën e gjashtë në tabelë falë formës së tyre në ndeshjet si mysafirë. Nga ana tjetër, Juventusi është i pamposhtur deri tani dhe ka arritur një numër rekord prej 43 pikëve, më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë fazë në histori të kampionatit italian.
Trajneri Max Allegri ka vendosur për të mos pushuar superyllin Cristiano Ronaldo, i cili është pjesë e formacionit startues pavarësisht orarit të ngjeshur të ndeshjeve.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 20:30./arbresh.info/
Torino: Sirigu; Izzo, Nkoulou, Djidji; Aina, Meite, Rincon, Baselli, Ansaldi; Zaza, Belotti
Juventus: Perin; De Sciglio, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Dybala; Ronaldo, Mandzukic
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...