Torino duhet të jap gjithçka mbrëmjen e sotme (e enjte) në mënyrë për t’iu shmangur disfatës së tretë radhazi.
Pas humbjes kundër Sampdorias dhe Lecces në dy xhirot e kaluara, Torino është përballë një sfide mjaftë të vështirë teksa synon t’i rikthehet rezultateve pozitive në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
AC Milani kërkon vetëm tri pikë pas disfatës në derbin ndaj Interit vikendin e kaluar dhe një fillimi mjaftë të përzier.
Me pikë të plota nga kjo ndeshje e xhiros së pestë në kampionatin italian, kuqezinjtë mund të sigurojnë gjithashtu një ngritje të dukshme në tabelë nga pozita e dhjetë në pozitën e pestë.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 21:00 dhe të dy skuadrat kanë zbuluar formacionet e tyre zyrtare./arbresh.info/
Torino: Sirigu; Izzo, Lyanco, Bremer; De Silvestri, Baselli, Rincon, Ainda; Verdi; Belotti, Zaza.
AC Milan: Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer, Calhanoglu; Suso, Piatek, Leao.
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë