Formacionet zyrtare të Derby D’Italia, Inter – Juventus

19:38 | 27 Prill 2019
Arbresh Info

Interi dhe Juventusi kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen derbi mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Dy gjigantët italian kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin derbi mes tyre në stadiumin Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra nën udhëheqjen e Luciano Spallettit është në kërkim të tri pikëve në mënyrë për të siguruar pozitë kualifikuese për Ligë të Kampionëve.

Nga ana tjetër, Juventusi tashmë është shpallur kampion matematikisht i Italisë por sigurisht se synon rezultat pozitiv.

Ndeshja mes dy gjigantëve fillon në ora 20:30./arbresh.info/


Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi

Juventus: Szczesny; Emre Can, Bonucci, Chiellini; Cancelo, Cuadrado, Pjanic, Matuidi, Alex Sandro; Bernardeschi, Ronaldo

Të ngjashme