Google ADS

Formacionet zyrtare të Derbit të Italisë: Juventus – Inter

19:31 | 7 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Juventusi dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare për derbin mes tyre mbrëmjen e sotme (e premte).

Dy gjigantët italian kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Allianz në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

“Zonja e Vjetër” nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi në kuadër të kampionatit italian kundër Interit që nga nëntori i vitit 2012 dhe ata kanë humbur vetëm një takim si nikoqir që nga tetori i vitit të kaluar.

Derisa skuadra e Massimiliano Allegrit nuk e ka shijuar ende humbjen në Serie A, Interi ka humbur vetëm një herë në dhjetë ndeshjet e fundit por ka humbur pesë pikë vetëm në tri takimet e fundit (një fitore, një barazim dhe një humbje).

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/

Formacioni i Juventusit
Formacioni i Interit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme