Google ADS

Formacionet zyrtare të “Der Klassiker”, Bayern Munich – Borussia Dortmund

17:31 | 6 Prill 2019
Arbresh Info

Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi kanë bërë publike formacionet për ndeshjen derbi të njohur si “Der Klassiker” pasditen e sotme (e shtunë).

Dy gjigantët gjerman kanë zbuluar njëmëdhjetshen e tyre startuese për takimin e madh mes tyre në stadiumin Allianz Arena në kuadër të xhiros së 28-të në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.

“Der Klassiker” është një ndeshje tepër e rëndësishme për shkak se gjasat për të vendosur fituesin e titullit në kampionatin gjerman janë të mëdha.

Sidoqoftë, mysafirët kanë dy pikë avantazh dhe edhe në rast të disfatës, kampioni në fuqi duhet të jetë i pagabueshëm në ndeshjet e ardhshme.

Ndeshja mes dy gjigantëve fillon në ora 18:30./arbresh.info/


Bayern Munich: Neuer – Kimmich, Süle, Hummels, Alaba – Martinez, Thiago – Gnabry, Müller, Coman – Lewandowski.

Borussia Dortmund: Bürki – Piszczek, Akanji, Zagadou, Diallo – Witsel, Delaney – Sancho, Dahoud, Bruun Larsen – Reus

Të ngjashme