Formacionet zyrtare, Sevilla – Bayern Munich

19:34 | 3 Prill 2018
Arbresh Info

Sevilla dhe Bayern Munichu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve.

Skuadra spanjolle ka zbuluar skuadrën për njërën nga ndeshjet më të mëdha në historinë e tyre prej 128 viteve kur ata të përballen me Bayern Munichun, shkruan portali arbresh.info.

Fitorja befasuese 2 me 1 në Old Trafford bëri që Sevilla të eliminojë Manchester United duke arritur të bëhet pjesë e tetë të fundit në kompeticionin më të mëdha evropian.

Nga ana tjetër, fituesi i pesëfishtë i kupës evropiane kaloi në çerekfinale të këtij kompeticioni për të shtatën herë radhazi duke mposhtur me rezultat të thellë 8 me 1 skuadrën truke Besiktas.

Takimi ndërmjet dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Të ngjashme