Formacionet zyrtare, SD Eibar – Atletico Madrid

17:25 | 13 Janar 2018
Arbresh Info

SD Eibari dhe Atletico Madrid kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 19 në La Liga.

Pas disfatës javën e kaluar, Atletico Madridi shpreson të vazhdojë në formë të mirë fillimin e vitit duke synuar tri pikë të plota mbrëmjen e sotme (e shtunë), shkruan portali arbresh.info.

Edhe pse kanë humbur Costan për shkak të suspendimit, lajmi i mirë për ‘Los Rojiblancos’ është se ata aktualisht qëndrojnë në pozitën e dytë në tabelë dhe fitorja kundër Eibarit do t’i krijonte një diferencë me pikë ndaj Valencias që qëndron në pozitën e tretë.

Nga ana tjetër, Eibari nis ndeshjen e plotë vetëbesim pas fitores 2 me 1 ndaj Las Palmes në xhiron e fundit.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Ipurua Municipal duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/

https://twitter.com/SDEibar/status/952216293972824070

https://twitter.com/Atleti/status/952214661138657281

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme