Google ADS

Formacionet zyrtare, Rusia – Kroacia

19:02 | 7 Korrik 2018
Arbresh Info

Rusia dhe Kroacia kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të çerekfinales në Kampionatin Botëror.

Të qenurit nikoqir i këtij turneu madhështor i ka dhuruar përparësi të madhe Rusisë që vazhdon marshimin për në gjysmëfinale, shkruan portali arbresh.info. Por, për të arritur deri aty, Kroacia është testi tjetër i vështirë i tyre që është duke i pritur.

Sa i përket kualifikimit, të dy kombëtaret kanë arritur në këtë fazë përmes ekzekutimit të penaltive në xhiron e 1/8-së. Spanja u mbajtë me barazim nga Rusia për 120 minuta, ndërsa Kroacia eliminoni danezët gjithashtu pas vazhdimeve duke u vendosur gjithçka në penalti.

Në rast se kualifikohet Kroacia në raundin e ardhshëm, kjo do të ishte hera e parë që nga Kampionati Botëror i vitit 1998 në Francë , kurse Rusia e ka arritur këtë për herë të parë më 1966.

Takimi mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Fisht Olympic duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/

https://twitter.com/FIFAWorldCup/status/1015636676360667137

Të ngjashme