Google ADS

Formacionet zyrtare, AS Roma – Fiorentina

17:22 | 7 Prill 2018
Arbresh Info

AS Roma dhe Fiorentina kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 31-të në Serie A.

Pas disfatës 4 me 1 të pësuar në Ligë të Kampionëve nga Barcelona, AS Roma rikthehet këtë vikend kampionatin italian kundër Fiorentinas, shkruan portali arbresh.info.

“Giallorosët” kanë vetëm tri pikë më shumë se Lazio dhe nuk mund të përballojnë të humbasin pikë. Megjithatë, forma e tyre së fundmi në shtëpi është shqetësuese.

Ndryshe nga Roma, Fiorentina ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e tyre të fundit si mysafirë.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Olimpico duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme