Real Madridi dhe Valladolidi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjes mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Të dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Trajneri i përkohshëm i Real Madridit, Santiago Solari do të nis detyrën e tij me këtë ndeshje dhe shpreson t’i jap fund dështimeve të vazhdueshme në ligë nga kampioni evropian. Solari mori drejtimin e klubit si një trajner i përkohshëm pas disfatës tronditëse 5 me 1 të dielën e kaluar nga Barcelona, e cila i dha fund regjimit të spanjolli Julen Lopeteguit në Madrid pas vetëm 14 ndeshjeve (gjashtë fitore, dy barazime, gjashtë humbje).
https://twitter.com/realmadriden/status/1058702835225784321
Disfata e El Clasicos vikendin e kaluar bëri që Real Madridi të pësoj disfatën e tretë radhazi, ndërkohë që ‘Los Blancos’ vazhdojnë të jenë pa fitore në pesë ndeshjet e tyre të fundit (një barazim, katër humbje). Kjo ka bërë që ata të jenë të pozicionuar në vendin e nëntë në tabelën e La Ligas me shtatë pikë larg liderit – Barcelonës, duke shënuar gjithashtu pozitën më të dobët pas dhjetë ndeshjeve që nga viti 2001.
Pas fitores 2 me 1 në Kupë të Mbretit në mesjavë në Mallorca, Valladolidi arrin në Madrid si një skuadër e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e tyre në ligë (katër fitore, dy barazime).
Ndeshja mes dy skuadrave fillon nga ora 16:30./arbresh.info/
Formacioni i Real Madridit: Courtois; Odriozola, Ramos, Nacho, Reguilón; Kroos, Casemiro, Modrič; Asensio, Bale, Benzema.
https://twitter.com/realmadriden/status/1058725200857055232
https://twitter.com/realvalladolid/status/1058721596414791680
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë në Kos...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...