Formacionet zyrtare, Real Madrid – Levante

12:33 | 20 Tetor 2018
Arbresh Info

Real Madridi dhe Levante kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Real Madridi aktualisht është në një periudhë mjaftë të vështirë për shkak se nuk ka realizuar asnjë gol që tri ndeshje, gjë që ka ndodhur për herë të parë që nga viti 1985, por madje as kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të shtyrë Levanten që të sigurojë fitoren e dytë ndonjëherë në La Liga ndaj kampionit evropian.

Ne vetëm një fitore në ligë nga pesë ndeshjet e fundit (dy bara, dy humbje), Real Madridi duket qartë se nuk është aspak në formë të mirë. Por, njëkohësisht kjo është e çuditshme për shkak se ata vazhdojnë të jenë vetëm dy pikë larg kreut të tabelës.

Gjërat janë më mirë sepse kjo ndeshje zhvillohet në shtëpi, ku madrilenët janë të pamposhtur në katër ndeshje në Bernabeu (tri fitore dhe një barazim).

Levante është pa fitore në Madrid në tetë ndeshjet kundër tyre në ligë, ata kanë humbur dhjetë herë dhe kanë barazuar dy herë, ndërsa fitorja e vetme e siguruar në Bernabeu ka ndodhur në vitin 2007.

Takimi mes dy skuadrave zhvillohet nga ora 13:00./arbresh.info/

Formacioni i Real Madridit: Courtois, Odriozola, Ramos, Varane, Marcelo, Modric, Casemiro, Isco, Lucas V, Asensio, Mariano.

Formacioni i Levantes: Oier, Almada, Postigo, Rober, Jason, Bardhi, Rochina, Campana, Tono, Morales, Boateng.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme