Formacionet zyrtare, Real Madrid – Bayern Munich

19:39 | 1 Maj 2018
Arbresh Info

Real Madridi dhe Bayern Munichu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve.

Pas fitores 2 me 1 në Allianz Arena, ‘Los Blancos’ synojnë të sigurojnë sonte (e martë) për të tretën herë radhazi një pozitë në finale të Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Takimi është tejet i rëndësishëm për skuadrën e Zinedine Zidanes për shkak se ata janë vetëm dy ndeshje larg një tjetër trofe i madh evropian.

Bayern Munichu, i cili ka humbur gjashtë ndeshje radhazi kundër Real Madridit, ka ndërmend të rikthehet nga disvantazhi i pësuar në takimin si nikoqir.

Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Bernabeu duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Real Madrid: Keylor Navas, Vázquez, Ramos, Varane, Marcelo, Kovačić, Kroos, Modrić, Asensio, Ronaldo, Benzema.

Bayern Munich: Ulreich, Kimmich, Süle, Hummels, Alaba, Tolisso, Thiago, Müller, James, Ribéry, Lewandowski.

Të ngjashme