Google ADS

Formacionet zyrtare, Qarabag – Atletico Madrid

17:09 | 18 Tetor 2017
Arbresh Info

Atletico Madridi ka shënuar vetëm një herë në dy ndeshjet e para në Ligë të Kampionëve dhe Qarabagu do t’i jap mundësi atyre për të ndryshuar duke përmirësuar këtë situatë.

‘Los Colchoneros’ nuk mund të përballojnë ndonjë tjetër dështim duke marrë parasysh që kanë siguruar vetëm një pikë nga dy ndeshjet e tyre të mëparshme, shkruan portali arbresh.info.

Diego Simeone shpreson që skuadra e tij të sigurojë tre pikë të mërkurën
Diego Simeone shpreson që skuadra e tij të sigurojë tre pikë të mërkurën

Kampioni i Azerbajxhanit siç duket do të humbas të gjitha ndeshjet në kuadër të fazave grupore, megjithëse ata ishin afër për të shqetësuar dy javë më parë Roman.

Atletico është në mungesë të mbrojtësit të krahut të djathtë, Juanfran Torres dhe sulmuesit Luciano Vietto.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli është startues ndaj Atleticos
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ansi Agolli është startues ndaj Atleticos

Qarabagu do të jetë mundësi për të luajtur me skuadrën e Diego Simeones për herë të parë në histori.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin Baku Olimpiya duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/

Qarabag: Šehić; Medvedev, Hüseynov, Sadygov, Agolli; Garayev, Almeida; Pedro Henrique, Madatov; Míchel y Ndlovu.

https://twitter.com/AtletiFR/status/920667055615102978

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme