Sot do të zhvillohen disa ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022”.
Te gjitha ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtin orar, nga ora 20:45.
Më poshtë gjeni tabelën se cilat Kombëtare do të përballën ndërmjet vete.
Bosnja dhe Hercegovina do të jetë nikoqire e Ukrainës.
Të dyja Kombëtaret gjenden në grupin D, bashkë me Francën dhe Finlandën të cilat poashtu do të përballen sot.
Në grupin D, francezët renditet në vendin e parë me 15 pikë, Finlanda në vendin e dytë me 11 pikë, Ukraina në vendin e tretë me 9 pikë, Bosnja dhe Hercegovina me 7 pikë dhe Kazakistani në vendin e fundit me 3 pikë.
Republika Çeke do të përballet me Estonisë, ndërsa Uellsi do të ballafaqohet ndaj Belgjikës.
Në grupin E, Belgjika gjendet në vendin e parë me 19 pikë, Uellsi në vendin e dytë me 14 pikë, Republika Çeke në vendin e tretë me 11 pikë, Estonia në vendin e katër me 4 pikë dhe Bjellorusia ne vendin e fundit me vetëm 3 pike.
Ndeshja e cila pritet të jetë më interesantja e natës së sotshme është ajo mes Holandës dhe Norvegjisë, ku pas kësaj ndeshje bëhet e ditur se cila Kombëtare nga grupi G është kualifikuar tutje në kampionatin më të madh botëror e cila do të mbahet në Katar në vitin 2022.
Gjibraltari do të jetë nikoqire e Letonisë , ndërsa shteti fqinjë i Kosovë, Mali i Zi do të përballet ndaj Turqisë të cilët do të luftojnë për fitore deri në minutën e fundit për të ruajtur vendin e dytë në tabelën e grupit G.
Tashmë janë bërë publike të gjitha formacionet e ndeshjeve të cilat do të zhvillohen në ora 20:45. /arbresh.info/
Formacionet zyrtare:
Bosnja dhe Hercegovina-Ukraina
Finlanda-Franca
Republika Çeke-Estonia
Uellsi-Belgjika
Gjilbratari-Letonia
Mali i Zi-Turqia
Holanda-Norvegjia
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...