Parma dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Ennio Tardini në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Hera e fundit që Interi ka humbur katër ndeshje radhazi ka qenë maji i vitit 2017, por ata do të përpiqen sonte me gjithë fuqinë për t’iu shmangur kësaj në këtë ndeshje në udhëtim.
Nga ana tjetër, forma e skuadrës nikoqire është edhe më e përzier, ndonëse edhe Parma ka regjistruar dy fitore nga pesë xhirot e fundit në kuadër të kampionatit italian.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...