Napoli dhe Paris Saint Germaini kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Dy gjigantët evropian kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin San Paolo në kuadër të xhiros së katërt të ndeshjeve në Grupin C në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Pasi ia mohuan tri pikë duke barazuar në minutat shtesë të ndeshjet e fundit mes tyre, Napoli synon të regjistrojë tri pikë e tyre të parë kundër kampionit francez (dy barazime, një humbje) në UEFA Ligë të Kampionëve.
Me fitoren ndaj Empolit në vikend me rezultat 5 me 1 për të vazhduar të pamposhtur në shtëpi në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit brenda të gjitha kompozicioneve, Napoli synon për të vazhduar në këtë ritëm edhe sonte.
Në takimet e tyre si nikoqir në Ligë të Kampionëve, italianët kanë humbur vetëm një herë në pesë ndeshjet e tyre të fundit (katër fitore, një humbje), ndërsa kanë mbajtur tri herë portën e pastër. Në fakt, brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon, ata qëndrojnë të pamposhtur në shtëpi në shtatë ndeshje (gjashtë fitore, një barazim) dhe humbja e tyre e fundit në shtëpi ka ndodhur në muajin mars.
Vetëm dy pikë i ndajnë tri klubet udhëheqëse të këtij grupi dhe derisa “Redsat” pritet të fitojnë kundër skuadrës serbe, presioni do të jetë tek italianët dhe francezët që luftojnë të dy për dy pozitat kualifikuese.
Shansi i vetëm që Paris Saint Germaini të vazhdoj tutje është fitorja, ndërsa Napolit i mjafton edhe barazimi.
Takimi mes tyre fillon nga ora 21:00./arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...