Google ADS

Formacionet zyrtare: Milan – Roma

17:45 | 6 Janar 2022
KRG

Milani do të jetë nikoqir i Romës në ndeshjen e cila është e vlefshme për Serie A.

Kuq e zinjtë  kanë pasur telashe të mëdha me Covid-19, ku pesë lojtarët kyç të skuadrës kanë rezultuar pozitiv.

Roma aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë ku deri më tani kanë arritur t’i grumbullojnë plotë 32 pikë.

Ndërsa Milani gjendet në pozitën e dytë me 42 pikë, katër pikë më pak sesa Interi, të cilët janë liderë të tabelës me 46 pikë.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare nga të dyja skuadrat për ndeshjen e cila do të zhvillohet në ora 18:30.

AC Milan: Maignan; Florenzi, Gabbia, Kalulu, Theo Hernandez; Tonali, Kruniç; Messias, Brahim Diaz, Saelemaekers; Giroud.

AS Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Mkhitaryan, Veretout, Pellegrini, Vina; Zaniolo, Abraham. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme