Google ADS

Formacionet zyrtare, Manchester United – Tottenham

17:47 | 21 Prill 2018
Arbresh Info

Manchester United dhe Tottenham Hotspuri kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të gjysmëfinales në FA Cup.

Takimi i pasdites së sotme (e shtunë) është mjaftë i rëndësishëm për shkak se skuadra fituese e këtij derbi kalon direkt në finale të këtij kompeticioni, shkruan portali arbresh.info.

“Djajtë e Kuq” ende nuk kanë pranuar ndonjë gol në këtë kompeticon derisa “Spursët” synojnë trofuen e parë në FA Kupë për herë të parë që nga viti 1991.

Edhe pse takimi zhvillohet në teren neutral, skuadra nikoqire është vendosur ajo e Jose Mourinhos.

Ndeshja zhvillohet në Wembley duke filluar nga ora 18:15./arbresh.info/

Man Utd: De Gea; Valencia, Smalling, Jones, Young; Matic, Herrera, Pogba; Lingard, Alexis, Lukaku.

Tottenham: Vorm; Trippier, Sánchez, Vertonghen, Davies; Dier Dembélé; Eriksen, Dele, Son, Kane.

Të ngjashme