Manchester United dhe Southampton do ta zhvillojnë ndeshjen e fundit për vitin 2017, me fillim nga ora 18:30.
Skuadra vendase do ta kërkojë fitore me çdo kusht pas dy barazimeve radhazi, me Leicester City dhe Burnley, që të dyja me rezultat të njëjtë 2 me 2.
Jose Mourinho ka vendosur për një formacion sulmues, duke rikthyer nga mintua e parë mesfushorin armen, Henrikh Mkhitaryan dhe mbrojtësin anglez Luke Shaw, shkruan arbresh.info.
Ndërsa skuadra e Southamptonit është në krizë të rezultateve, dhe po ashtu për këtë takim nuk do të mund të llogarisinë në mbrojtësin, Virgil Van Dijk, i cili ka kompletuar transferimin e tij në Liverpool, për shumën rekorde ndonjëheë që është paguar për ndonjë mbrojtës, 85 milionë euro.
Në këtë këtë takim po ashtu për msyafirët nuk do të paraqitet sulmuesi i tyre kryesor, Charlie Austin, i cili është duke vuajtur dënimin prej tri ndeshje mos lojë, ai në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar katër gola. /arbresh.info/
Këto janë formacionet zyrtare:
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...