Pas pak do të fillojë ndeshja mes Manchester United dhe Aston Villa në kuadër të javës së 14-të në Premierë Ligë.
Manchester United nuk ka fituar në dy ndeshjet e fundit dhe kërkojnë fitore për tu kthyer në formën e duhur, transmeton portali arbresh.info.
Aston Villa nga ana tjetër kërkon gjithashtu fitore pasi humbja do t’i shkaktonte t’i afrohej zonës së barazhit.
Në këtë ndeshje lojtari kryesor i “Djajve të Kuq”, Paul Pogba do të mungojë pasi ende nuk është shëruar nga lëndimi, i cili e ka mbajtur jashtë fushe nga shtatori.
Formacionet zyrtare:
Manchester United (4-2-3-1): De Gea, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Williams, Pereira, Fred, James, Mata, Rashford, Martial.
Aston Villa (4-3-3): Heaton, Guilbert, Konsa, Mings, Targett, McGinn, Luiz, Hourihane, El-Ghazi, Wesley, Grealish.
Kujtojmë që kjo ndeshje zhvillohet në “Old Trafford” dhe fillon në ora 17:30./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...