Formacionet zyrtare, Manchester City – Southamptoni

15:03 | 4 Nëntor 2018
Arbresh Info

Manchester City dhe Southamptoni kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e diele).

Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen e tyre startuese për takimin mes tyre në stadiumin Etihad në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Pas një tjetër fitore në mesjavë kundër Fulhamit në EFL Kupë, Manchester City synon të vazhdojë rekordin e tyre të 100 për qind të fitoreve në ndeshjet në ligë këtë sezon edhe në ndeshjen e sotme. Si një kampion në fuqi, ata kanë fituar nëntë ndeshje (brenda të gjitha kompeticioneve) për më shumë se dy gola në epërsi ose më shumë këtë sezon.

Ajo që është edhe më mbresëlënëse, Manchester City ka shënuar golin e parë të ndeshjes në 80 për qind të këtyre ndeshjeve dhe ka bërë mesatarisht 21.1 goditje drejtë portës brenda ndeshjes. Përveç kësaj, ata kanë pasur më shumë gjuajtja në përgjithësi në gol (211) se çdo skuadër tjetër. Prandaj nuk është befasi që 21 nga 27 golat e tyre kanë ardhur nga loja e hapur.

Southamptoni nga ana tjetër nis ndeshjen në Etihad në mes të fillimit të tyre të tmerrshëm të sezonit në ligë pas dhjetë ndeshjeve mes tyre që nga edicioni 2012/13 (një fitore, katër barazime, pesë humbje).

Historia sugjeron se rekordi nuk do të ndryshojë as pasditen e sotme dhe Manchester City do të rimarr kreun e tabelës me një fitore.

Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 16:00./arbresh.info/

Formacioni i Manchester City | Ederson, Walker, Stones, Laporte, Mendy, Fernandinho, Silva (C), Sane, Sterling, Bernardo, Aguero

Në bankinë | Muric, Danilo, Kompany, Delph, Mahrez, Jesus, Foden

Të ngjashme