Formacionet zyrtare, Manchester City – Everton

12:40 | 15 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Manchester City dhe Evertoni kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Etihad në kuadër të xhiros së 17-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Edhe pse Manchester City nuk është më në krye të tabelës, rekordi i tyre me tetë fitore radhazi në ndeshjet si nikoqir në kampionatin anglez sugjeron që ata do t’i rikthehen fitoreve pas disfatës vikendin e kaluar të pësuar kundër Chelseas.

Nga ana tjetër, Evertoni është pa fitore në tri ndeshjet e fundit dhe kjo pritet të vazhdojë edhe ndaj rivalit të sotëm që ka vërtetë rekord impresiv në ndeshjet në shtëpi.

Ndeshja mes tyre fillon në ora 13:30./arbresh.info/

Formacioni i Manchester Cityt
Formacioni i Evertonit

Të ngjashme