Manchester City është duke kërkuar tri pikë ndaj Brightonit pasditen e sotme (e shtunë), gjë që do t’i mbante kampionët nën udhëheqjen e Pep Guardiolas afër Liverpoolit në prag të pushimeve ndërkombëtare.
Të dy skuadrat angleze kanë zbuluar formacionet e tyre zyrtare për takimin në stadiumin Etihad në kuadër të xhiros së katërt në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
The boys are here! 💪
🔵 #mancity #MCIBHA pic.twitter.com/WtXW7cJqPV
— Manchester City (@ManCity) August 31, 2019
Barazimi në shtëpi ndaj Tottenhamit i ka dhënë një përparësi të hershme Liverpoolit në garën për titull për shkak se skuadra e Jurgen Klopp ka qenë e pamposhtur në tri ndeshjet e para.
City ka një mesatare prej më shumë se tri golave në ndeshjet në shtëpi dhe takimi i sotëm pritet gjithashtu të sjellë një numër të madh golash.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 16:00./arbresh.info/
Manchester City XI: Ederson; Walker, Otamendi, Laporte, Zinchenko; De Bruyne, Rodrigo, Silva; Mahrez, Sterling, Agüero.
Brighton XI: Ryan; Webster, Dunk, Burn; Montoya, Stephens, Pröpper, March, Bernardo; Maupay, Trossard.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...