Google ADS

Formacionet zyrtare, Manchester City – Bournemouth

15:02 | 1 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Manchester City dhe Bournemouthi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Etihad në kuadër të xhiros së 14-të në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Pas pesë fitoreve radhazi në Premierë Ligë, lideri i tabelës synon të vazhdojë kështu edhe ndaj rivalit të sotëm që ka pësuar tri disfata radhazi.

Në përgjithësi, skuadra e Pep Guardiolas ka 12 fitore nga 14 ndeshjet e fundit (12 fitore dhe dy barazime në të gjitha kompeticionet) dhe numri i golave të tyre prek shifrën prej 44 ose mesatarisht 3.14 gola për ndeshje.

Meqenëse kanë siguruar tashmë kalimin në fazën tjetër të UEFA Ligës së Kampionëve në mesjavë, kampioni anglez ka plotësisht fokusin në ligë.

Ndeshja mes tyre fillon në ora 16:00./arbresh.info/

https://twitter.com/ManCity/status/1068867312516775936

https://twitter.com/afcbournemouth/status/1068867373732642816

Të ngjashme